Aktivitete te Pergjegjesise Sociale
Kompani mike : kontribon periodikisht ne te ardhura per femijet tane.
Fushata Dhuro Kusurin : kompania zhvillon nje fushate ku mundeson qe klientet e vet te dhurojne per
femijet tane kusurin e mbetur nga blerja e bere.
Financimi i nje prej programeve tona: ne ushqim, veshmbathje, edukim, shendetesi apo shtepite-familje,
Produkte qe mbeshtesin kauzen tone: krijimi i nje marreveshjeje midis SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
dhe kompanise suaj qe ne nje produkt te shportes qe ju tregtoni te vendosim logon tone duke nxitur shitjen
e produktit per te ndihmuar femijet tane.
Produkte per ngritjen e fondeve: kompania juaj mund te blej te ne produkte me qellim ngritjen e fondeve
te Fshatit SOS sic jane: kartolinat, pikturat, kalendaret etj ne te cilat ne mund te vendosim edhe logon
e kompanise suaj.
Donacione ne mallra apo sherbime: sipas nevojave qe ne kemi per femijet.
Pune vullnetare e kompanise: perfshirja e punonjesve tuaj ne kauzen tone, zhvillimi i
eventeve te perbashketa, aktivitete specifike per ngritjen e fondeve, dhurimi i kohes suaj.
Na ftoni ne ambjentet tuaja per te informuar punonjesit tuaj per punen qe ne bejme dhe ti
paraqesim atyre kerkesen per te kontribuar sado pak nga paga e tyre.
Perfshihu ne Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale!