Programe e Projekte | Programe dhe projekte |
|
|
|
|
Një koncept global i përkujdesit për fëmijët
PROGRAMET TONA
SOS Fshati i Fëmijëve13 Familje SOS Puna në SOS Fshatin e Fëmijëve është e bazuar në katër principe:
Nëna SOS përbën tiparin dallues të organizatës Çdo fëmijë është në përkujdesjen e Nënës SOS. Në çdo familje jeton Nëna SOS dhe 6-7 fëmijë në kujdesin e saj
Vëllazëria Djem dhe vajza rriten së bashku. Fëmijët e të njëjtit gjak nuk ndahen nga njëri tjetri
Shtëpia Çdo familje SOS ka një shtëpi të vetën
Fshati Fshati është pjesë përbërëse e komunitetit.
KOMUNITETET RINORE 2 Komunitete rinore
Synimi ynë është formimi i të rinjve të pavarur dhe autonomë
Misioni dhe vizioni Edukimi i fëmijëve me nevoja të veçanta , vulnerabël dhe nga familje në risk për të humbur kujdesin prindëror është pjesë domethënëse e punës në SOS Shkollë dhe SOS Kopësht.
PROGRAMI I FUQIZIMIT TË FAMILJES 2 projekte – Tiranë1 projekt – Shkodër
Cilët përfitojnë? Fëmijët që vijnë nga familje me probleme ekonomike dhe sociale në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror Shërbimet që ofrohen- Shërbimet bazë për të siguruar të drejtën e mbijetesës, zhvillimit dhe pjesëmarrjes për fëmijët.- Shërbime për të mbështetur familjet në ngritjen e kapaciteteve të tyre në drejtim të mbrojtjes dhe përkujdesjes për fëmijët. Vendndodhja e Programit Programi vepron në Njësitë Bashkiake nr.2 dhe nr.9 dhe Shkodër.
ADVOKIM PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE
Ndërgjegjësim dhe lobim Organizata SOS është pjesë e koalicioneve të rëndësishme dhe punon me partnerët për përmirësimin e kushteve për fëmijët . Projekti kryesor Studim dhe advokim për përmirësimin e kushteve për të rinjtë që largohen nga përkujdesi rezidencial . Manuale dhe Publikime SOS Fshatrat e Fëmijëve, si rezultat i eksperiencës së gjatë mund të ofrojë ekspertizë profesionale
Standartet Cilësore të përkujdesit të tipit shtëpi-familje për fëmijët pa kujdes prindëror; Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve/Kodi i Sjelljes; Plane zhvillimi për familjen dhe fëmijët; Modeli dhe standarti i përkujdesjes rinore; Manuali i Fuqizimit të Familjes; Manuali i Fshatit SOS; Manuali i edukimit të fëmijëve për të drejtat e tyre.
|