|
Projekti "Une Vlej" - Advokasi |
|
|
|
SOS Fshatrat e Fëmijëve advokon për të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror. Organizata SOS do të ndërmarrë një fushatë advokuese për të drejtat e të rinjve të cilët largohen nga përkujdesi alternativ, vecanërisht duke u fokusuar te te rinjte qe lene perkujdesin rezidencial ne moshe shume te hershme, 15 vjec. Projekti advokues do të shtrihet në vitet 2009-2011. Integrimi social I të rinjve që largohen nga format e përkujdesit alternative .Në Shkurt të 2009, SOS Fshatrat e Fëmijëve zhvilloi një tryezë të rrumbullakët për situatën e të rinjve pa kujdes prindëror. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të ministrisë, organizata që ofrojnë shërbime për të rinjtë, shoqata të jetimëve. Aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e të rinjve që vijnë nga forma të përkujdesit alternativ. Vetë të rinjtë bën një prezantim për vështirësitë e tyre dhe hodhën rekomandimet per mbeshtetje te vazhdueshme nga strukturat perkatese dhe persona te specializuar.
|