| Programet Rinore |
|
|
|
SOS PROGRAMET RINORE – NJË NDËR FORMAT UNIKE TË PËRKUJDESJES PËR TË RINJTË 14 -24 VJEÇ NË SHQIPËRI Çfarë janë SOS Programet për Kujdesin Rinor SOS programet për Kujdesin Rinor ofrojnë mbështetje psiko-pedagogjike dhe financiare me qëllim të mësuarin dhe rritjen. Përmes tyre, të rinjtë zhvillojnë qëndrime, sjellje, aftësi dhe shprehi të nevojshme për marrjen e përgjegjesive drejt një jete të pavarur dhe integrimit të suksesshëm në shoqëri.Misioni ynë kryesor për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror është t’u japim atyre mundësinë dhe mbështetjen për një të ardhme të sigurtë e të pavarur, duke u ofruar kujdes të tipit familje fillimisht në Fshatin e Fëmijëve dhe Shtëpitë e Rinisë ose Komunitetet Rinore, e më pas duke vazhduar t’i mbështesim ata në forma të ndryshme edhe pas moshës 18 vjeç.
Objektivat e punës psiko-pedagogjike të SOS punonjësve me të rinjtë janë:
Shtëpitë e rinisë ose Komunitetet Rinore
Shtëpitë e rinisë ose Komunitetet Rinore janë vazhdimi i natyrshëm dhe i mirëprogramuar i kujdesit të tipit familje nga SOS Fshati në këto apartamente ose shtëpi me të rinj të moshave 14-19 vjeç. Një moment kyç i kujdesit ndaj fëmijëve dhe të rinjve është pikërisht kalimi i tyre nga SOS Fshati në Shtëpinë e Rinisë kur mbarojnë shkollën 9-vjeçare, zakonisht në moshën 14-16 vjeçare. Në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut, fëmija është gjithnjë prezent dhe dëgjohet në çdo proces vendimmarrjeje për të. Për këtë arsye SOS nëna, stafi pedagogjik dhe Edukatorët Rinorë e informojnë të riun dhe pasi marrin pëlqimin e tij, përgjatë një viti e përgatisin të riun për një kalim dhe përshtatje sa më të butë e të gëzueshme në Shtëpinë e Rinisë. Qëndrimi në Shtëpinë e Rinisë zgjat rreth 4 vjet, gjithnjë në rast të pamundësisë së bashkimit me familjen biologjike. Jetesa në Shtëpinë e Rinisë si vazhdimi i modelit SOS të kujdesit është një fazë progresive e përgatitjes dhe aftësimit të të rinjve për autonomi. Për t’i mbështetur, udhëhequr e këshilluar ata në mënyrë individuale, në Shtëpitë e Rinisë janë prezent 24 orë/ 24, 7 ditë / javë Edukatorët ose Liderët Rinorë. Edukatorët Rinorë janë profesionistë të arsimuar në shkencat sociale e pedagogjike dhe me përvojë pune me fëmijët e të rinjtë. SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri ka 2 Shtëpi Rinie të vendosura në qytetin e Tiranës, ku aktualisht jetojnë 12 dhe 14 të rinj të moshave 15-19 vjeç. SOS Programet dhe format e mbështetjes pas 18 vjeç Më pas, SOS organizata ka zhvilluar disa programe mbështetëse për të rinjtë, për të lehtësuar kalimin e tyre në pavarësi të plotë. Përmes këtyre programeve, të rinjtë mbështeten të jetojnë në kushte normale, të punojnë e shkollohen duke marrë kontrollin e plotë të jetës personale.
SOS-i ka zhvilluar forma të ndryshme mbështetëse pas-kujdesi me qëllim kalimin gradual të të rinjve në pavarësi të plotë. Forma kryesore është Programi i Gjysëm Pavarësisë, i cili vazhdon për 3 vjet. Një program i veçantë gjysëm pavarësie mbështet të rinjtë që vazhdojnë universitetin nga 3-5 vjet. Forma të tjera mbështetjeje aplikohen sipas nevojave individuale për të rinjtë që martohen, që janë prindër të vetëm ose jetojnë me partnerin; ata që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak; apo të rinjtë me nevoja të veçanta. Këto programe zgjasin 1-5 vjet.
Pavarësia e të rinjve dhe SOS
Pas përfundimit të programeve mbështetëse, të rinjtë jetojnë të pavarur. SOS-i vazhdon të ruajë kontaktet dhe t’i mbështesë ata në situata krize, t’i ofrojë këshillime dhe orientim për shërbime të ndryshme sipas nevojës dhe interesit.
Për më shumë informacion dhe bashkëpunim kontaktoni... Alketa Berzani Koordinatore Nacionale për Kujdesin Rinor Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Tel/Fax: + 355 4 2 378517
|
||
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|