| Fuqizimi i Familjes |
|
Ne vitet 2005 - 2007 eshte financuar nga Vodafone Group Foundation.
Ç’ËSHTË PROGRAMI i FUQIZIMIT TË FAMILJES?
Organizata jonë përqëndrohet tek përkujdesja dhe mbështetja e fëmijëve që kanë humbur ose përballen me rrezikun e humbjes së përkudesjes së familjes së tyre biologjike. Programet e Fuqizimit të familjes si pjesë përbërëse e SOS Fshatrave të Fëmijëve synojnë të parandalojnë humbjen e përkujdesjes së fëmijëve nga familjet e tyre. Ne i fuqizojmë familjet për forcimin e kapacitetit të tyre ne drejtim të mbrojtjes dhe përkujdesjes për fëmijët e tyre si dhe fuqizimit të rrjeteve të sigurisë për fëmijët e pambrojtur dhe familjet e tyre në komunitet. Në rastet kur këta fëmijë kanë humbur familjen e tyre biologjike, ne u sigurojmë përkujdesje me bazë familjen në gjirin e SOS Fshatrave të Fëmijëve.
Qëllimi i Programit të Fuqizimit të Familjes
Ne aftësojmë fëmijët, të cilët përballen me rrezikun e humbjes së përkujdesjes së familjes së tyre, që të rriten në një mjedis përkujdesës familiar. Ne punojmë drejtpërsëdrejti me familjet dhe komunitetet dhe i fuqizojmë ato për të mbrojtur dhe përkujdesur në mënyrë efektive për fëmijët e tyre, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe sigurues të tjerë shërbimesh.
Projektet e Programit të Fuqizimit të Familjes Aktualisht, ka 3 projekte të Programit të Fuqizimit të Familjes
1- Projekti Fuqizimi i Familjes, i vendosur në Njësinë Bashkiake nr.2, Sauk, Tiranë 2- Projekti Fuqizimi i Familjes, i vendosur në Njësinë Bashkiake, nr.9, Don Bosko, Tiranë 3- Projekti Fuqizimi i Familjes, i vendosur në Njësitë Bashkiake 4 dhe 5 në qytetin e Shkodrës
Drejtimi i punës sonë në projekte është administrimi individual i rasteve dhe ndërmarrja e një sërë hapave në mbështetje të fëmijëve.
Administrimi i rastit përfshin hapat e mëposhtme:
Në çdo projekt, mbështeten të paktën 50 familje që janë me probleme sociale dhe ekonomike, ku fëmijët janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Kohëzgjatja e një familjeje në projekt varion në varësi të problematikave që shfaq.
KUSH JANË FAMILJET DHE FËMIJËT TË CILËT MBËSHTETEN NGA NE?
ÇFARË SHËRBIMESH OFROHEN NGA PROGRAMI I FUQIZIMIT TË FAMILJES?
Kjo paketë shërbimesh planifikohet për:
1. Të siguruar që fëmijëve u ofrohen shërbimet bazë të nevojshme për të siguruar të drejtën e mbijetesës, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Kjo përfshin mbështetjen arsimore, ushqimore, shëndetësore dhe psiko-sociale; përmirësimin e kushteve të jetesës si dhe mbështetjen për të vendosur identitetin e fëmijëve. Këto shërbime akordohen drejtpërsëdrejti për fëmijët.
2. Të mbështetur familjet në ngritjen e kapaciteteve të tyre në drejtim të mbrojtjes dhe përkujdesjes për fëmijët. Kjo përfshin mbështetjen e kujdestarëve për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre prindërore; për sigurimin e burimeve të qëndrueshme (psh. të ardhura dhe ushqim); për të përmbushur nevojat aktuale dhe të ardhshme të zhvillimit të fëmijës si dhe për të administruar burimet e tyre në mënyrë efektive. Këto shërbime u akordohen fëmijëve nëpërmjet familjeve të tyre.
3. Të forcuar sistemet e mbështetjes për fëmijët e pambrojtur dhe familjet e tyre në komunitet.Në mënyrë të veçantë, mbështetja i ofrohet pjesëtarëve të komunitetit (nga grupi i përzgjedhur, ofruesit përkatës të shërbimeve ose pjesëtarët e tjerë të komunitetit) për t’u vetëorganizuar në mënyrë që ata të jenë të aftë për të zhvilluar dhe qenë të gatshëm për të përmbushur nevojat e fëmijëve dhe familjeve te tyre. Këto shërbime u shkojnë fëmijëve nëpërmjet komuniteteve të tyre.
Në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes funksionon për të siguruar, që të tre elementët e paketës së shërbimeve akordohen në mënyrë efektive. Megjithatë, shërbimet e veçanta që ofrohen, variojnë nga programi në program dhe nga komuniteti në komunitet, në përputhje me situatat e ndryshme.
ARRITJE DHE STATISTIKA
Statistika 2007
Programi ynë sigurohet që fëmijët dhe familjet të kenë akses në shërbime thelbësore për zhvillimin e tyre të shëndetshëm dhe të plotë. Asistenca dhe ndjekja që ne ofrojmë fokusohet në disa drejtime:
Përgjatë vitit 2007, familjeve iu është ofruar ndihmë në bazë të planifikikimit individual të nevojave të çdo familje. Familjet suportohen financiarisht për ushqime dhe nevojave për veshje, mjekime, duke patur në kujdes të veçantë fëmijët të cilët mund të jenë në vështirësi fizike apo psikologjike.
Në bazë të nevojave të fëmijëve, prioritet i veçantë i jepet ndjekjes shëndetsore të fëmijëve dhe familjeve në bashkëpunim me qendrat e shëndetit dhe njësitë mjekësore.
Gjatë vitit 2007, janë ofruar shërbime psikoedukative pas shkollës duke iu gjendur pranë nevojave të fëmijëve dhe dhënies së mbështetjes në raste të vështirësive akademike të fëmijëve. Veprimtari të tjera të cilat iu janë ofruar fëmijëve janë: kurset e anglishtes, kompjuterit, kurset e pikturës dhe pianos, aktivitete argëtuese dhe shoqërimi i fëmijëve në ambjente dhe aktivitete të tjera. Shkolla Verore 2007
Pjesëmarrja në aktivitete promovuese për të drejtat e fëmijëve Fëmijët e Programit të Fuqizimit të Familjes marrin pjesë në aktivitetet sociale dhe promovuese për të drejtat e tyre.Një prioritet i fushës sonë është edukimi i fëmijëve për të drejtat e tyre dhe forcimi i kapaciteteve të tyre për të kërkuar të drejtat ( lexo më shumë te rubrika “Advokim”)
Mbështetje emocionale Fëmijëve në Programin e Fuqizimit të Familjes u sigurohet mbështetje psiko-emocionale sipas nevojave dhe vështirësive të tyre. Nëpërmjet teknikave miqësore për fëmijët si lojrat dramatike, ilustrimet, stimulimet, shkrimet e historive, ata mund të shprehin veten, vështirësitë dhe mbështetjen që kërkojnë.Fëmijët, të cilët shfaqin vështirësi të tjera psikologjike në lidhje me të nxënët, vështirësi sjellore apo për shkak të dinamikave famijare konsiderohen për shqyrtim dhe ndërmarrje të hapave profesionale për të garantuar lehtësimin e çështjeve të tyre. Fëmijët me nevoja të veçanta referohen dhe ndiqen në qendra të specializuara profesionale. Familjet fuqizohen në kapacitetet e tyre për tu përkujdesur ndaj fëmijëve të tyre.Familjet nën përkujdesin tonë fuqizohen nëpërmjet marrjes së informacioneve për shërbimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe ligjore, ndërmjetësimit për gjetjen e punësimit duke u suportuar me trainime okupacionale, ofrimit të mbështetjes emocionale si dhe ndërtimit të kapaciteteve dhe aftësive të prindërimit.Në këtë drejtim, prindërve, veçanërisht nënat janë mbështetur duke ndjekur kurset e rrobaqepsisë dhe punimeve me dorë. Trainime për rritjen e kapaciteteve prindërore dhe të fëmijëve Familjet e Projektet marrin pjesë në trainime dhe organizime të tjera informuese për rritjen e kapaciteteve të tyre. Një prej eksperiencave tona më të mira është organizimi i klasave të prindërimit dhe zhvillimi i tematikave për mirërritjen e fëmijëve, dinamikat familjare, disiplinimin pozitiv, etj. Bashkëpunim me organizatat dhe aktorët kryesorë Në bashkëpunim me institucione dhe organizata të tjera, ne synojmë të plotësojmë nevojat e familjeve që janë nën përkujdesin tonë, duke iu ofruar atyre ndërmjetësim për punësim, angazhime në komunitet.Në këtë fushë, ne bashkëpunojmë me Njësitë Bashkiake, Qendra Don Bosko, Young Woman Cristian Association, Every Child, Qendra Refleksione, FBSH, etj. Bashkëpunimi dhe partneriteti me aktorë dhe organizata të tjera qëndron në gjetjen e shërbimeve komplementare dhe garantimin e tyre për familjet nën përkujdesjen tonë.
Stafi i Programit të Fuqizimit të Familjes Stafi i Programit të Fuqizimit të Familjes përbëhet nga punonjës socialë të kualifikuar dhe të mbështetur për rritjen e aftësive për një punë cilësore me familjet dhe fëmijët. Punonjësit socialë të projekteve ndjekin sistematikisht familjet në përkujdesjen e tyre, nëpërmjet vizitave në shtëpi, takimeve të rregullta dhe të planifikuara, gjetjes dhe ofrimit të shërbimeve. Në çdo projekt ka një Koordinator Projekti dhe1 ose 2 punonjës socialë.
Për më shumë informacion dhe bashkëpunim... Në qoftë se keni raste fëmijësh dhe familjesh për të rekomanduar kontaktoni... Elsa Osmani Pozicioni: Menaxhere Nacionale për Programin Fuqizimi i Familjes Tel: + 355 4 2 378517 / ext 13
Për të lexuar një histori personale klikoni këtu.
|
|||
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|