Skip to content
 
Home arrow Kush jemi Ne
Kush jemi NE PDF Printoni E-mail

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë sociale, jofitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që vepron në ndihmë të fëmijëve që janë në risk për të humbur kujdesin prindëror ose e kanë humbur atë.

 

Historiku

ImageSOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e organizatës ndërkombëtare SOS Kinderdorf international, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 132 vende të botës në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve, duke iu përkushtuar të drejtave dhe nevojave të fëmijëve. Në vitin 1960 u  krijua SOS Kinderdorf international si organizata mëmë për të gjitha shoqatat e SOS Fshatrat e Fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri nënshkruan marrëveshjen zyrtare të bashkëpunimit në vitin 1993 dhe përgjatë kësaj kohe u krijuan dy familjet e para të SOS Fshatit në Tiranë.

Organizimi i  Shoqatës SOS Fshatrave të Fëmijëve

Asambleja e Përgjithëshme

Përbën organin vendimarrës. Ajo përbëhet nga persona të nderuar dhe të njohur në rrjetet profesionale dhe akademike.

Qëllimi i Asamblesë është formulimi i politikave bazë të Shoqatës në përputhje me dokumentin “Kush jemi ne” dhe përmirësimi i  statutin të saj si dhe të këshillojë dhe të jap asistencën e vet për çështje të ndryshme

 

Bordi i Governatorëve

Është një organ kompetent  i cili siguron funksionimin e shoqatës sipas statutit, aprovon konceptet, politikat, programet, hapjen e faciliteteve  si dhe është i vetmi organ që aprovon  Projekt Buxhetin e Shoqatës.

 

Zyra Nacionale

E përbërë nga një staf i kualifikuar dhe profesional prej 10 personash, ka kompetencat kryesore në drejtimin strategjik të organizatës, ofrimin e mbështetjes profesionale dhe sipas koncepteve dhe programeve për facilitetet.

Ekspertët e zyrës nacionale sigurojnë bashkërendimin e punës në facilitete dhe zgjidhjen e krizave të ndryshme.

Drejtori Nacional është personi kompetent dhe drejtues i aktivitetit të përditshëm  të shoqatës, i cili garanton udhëheqjen e punonjësve dhe programeve me qëllim ofrimin e shërbimeve dhe programeve cilësore në shërbim të fëmijëve pa kujdes prindërorë dhe në risk për ta humbur atë.

 

 

Në komunitetet rinore punon një staf i trainuar dhe i mbështetur për edukimin e të rinjve 14-18 vjeç.

 

Facilitetet e edukimit, SOS Shkolla dhe SOS Kopshti përbëhen nga një staf profesional edukativ në shërbim të një arsimi cilësor për fëmijët vulnerabël si dhe fëmijët e komunitetit të Tiranës.

 

 

 

 

Zyra Nacionale:   

Teuta Shkenza, Drejtor Nacional

Elsa Osmani, Menaxhere e Programit të Fuqizimit të Familjes

Adela Maçi (Sefa), Këshilltare Pedagogjike dhe Koordinatore Nacionale e Nenave

Enkelejda Tefa, Menaxhere e Burimeve Njerezore

Almandina Guma, Oficere Nacionale për Advokasinë

Alketa Berzani, Koordinatore Nacionale per Kujdesin Rinor

Ledina Çeribashi, Shefe Finance

Elda Bidaj, Asistente Finance

Enkeleida Idrizi – Koordinatore Kombetare e Sponsorship-it

Elvis Brahimi , Koordinator Nacional IT

 
< I mëparshmi   Tjetri >
?>?>