Skip to content
 
Home arrow Shkolla SOS
Shkolla SOS PDF Printoni E-mail

SOS Shkolla “Hermann Gmeiner”

Shanse të barabarta për edukim dhe shkollim

Krijimi i shkollës “Herman Gmeiner”

SOS Shkolla “Hermann Gmeiner” u krijua në Tiranë në vitin 1996 si pjesë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri, një model përkujdesje për fëmijët me bazë familjen. SOS KINDERDORF iNTERNATIONAL ndërton shkolla në vende të ndryshme, në rastet kur një SOS Fshati i Fëmijëve ndodhet në një komunitet në te cilin nuk ka një shkollë shtetërore të përshtatshme. SOS Shkolla Hermann Gmeiner është ndërtuar në radhë të parë në dobi të fëmijëve të SOS Fshatit të Fëmijëve. Ne gjithashtu i përgjigjemi nevojave për edukim të fëmijëvë të komunitetit ku punojmë, fëmijëve në nevojë dhe familjeve që investojnë në një nivel të lartë edukimi për ta, duke synuar kështu gjithpërfshirjen dhe integrimin e fëmijëve, në një institucion që i përkushtohet zhvillimit, mirëqënies dhe të ardhmes së tyre. Shkolla jonë mban emrin e themeluesit të organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, Z. Hermann Gmeiner.

 

Parimet e SOS Shkollës “Hermann Gmeiner”

 

Zhvillimi i aftësive praktike

 

Arsimi, në qoftë se mbetet teorik mund t’i shërbejë vetëm pjesërisht fëmijëve në të ardhmen e tyre, ndërkohë që kur ndërthuret me njohuritë praktike i përgatit fëmijët që të jene të pavarur dhe të aftë për ti vënë ato në shërbim të tyre. SOS Shkolla e sheh si shumë të vlefshme ofrimin e kurseve apo formimit profesional në ambjentet e saj duke i dhënë në këtë mënyrë alternativa të reja komunitetit lokal dhe fëmijëve të shkollës dhe më gjerë.

 

Ndihma e familjes

 

SOS shkolla inkurajon përfshirjen e prindërve/kujdestarëve në procesin e edukimit të fëmijëve në mënyrë që mbështetja ndaj tyre të rritet dhe të plotësohet interesi më i mirë i fëmijës. SOS Shkolla nuk është vetëm një qendër edukimi por funksionon edhe si një qendër për komunitetin ku ambjentet e saj përdoren për aktivitete komunitare, familjare dhe edukativo-sociale, duke forcuar kështu bazat për një bashkëpunim frytdhënës.

 

Standart i lartë arsimimi për komunitetin

 

SOS Shkolla është e para që u bë model për ofrimin e një standarti të lartë edukimi, duke iu përkushtuar fëmijëve dhe të ardhmes së tyre. Këtë standart ajo e ofron për të gjithë fëmijët duke përfshirë dhe ato të komunitetit ku funksionon. Përveç studimit në shkollë, janë realizuar edhe programe të veçanta për fëmijët dhe familjet e komunitetit: si për shembull mbështetje pedagogjike për fëmijët që kanë vështirësi në mësime, apo edukohen në kushte të vështira, kurse anglishte dhe kompjuteri për fëmijët në nevojë, kurse rrobaqepsie për nënat e komunitetit të Saukut etj.  

 

Misioni ynë

Ne edukojmë fëmijët nëpërmjet programeve ekzistuese si dhe zhvillojmë programe të reja edukative në përputhje me situatën dhe nevojat komunitare duke u mbështetur në një staf të kualifikuar dhe prindër partnerë aktiv.

 

 

Fokusi jonë: Fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve, Fëmijët në risk për humbjen e kujdesit prindëror, fëmijë të komunitetit nga familje me vështirësi social-ekonomike, të cilat përfitojnë nga programi i bursave dhe  fëmijë të cilët marrin shërbimin me pagesë.

 

Ne formojmë kapacitetet e fëmijës, i pajisim me njohuri dhe shprehi të ndryshme (shkollore, sociale, praktike) duke i aftësuar për rrugën e integrimit drejt jetës së pavarur.

 

Zhvillimi  i programeve të reja edukative

Ne përfshijmë fëmijët e komunitetit në programet edukative sociale që ofron shkolla. Ne kërkojmë të rrisim numrin e fëmijëve vulnerabël që përfitojnë nga programet tona duke ndërtuar programe të reja bazuar në nevojat e shfaqura.

 

Mbështetja në një staf të kualifikuar.

Një staf i kualifikuar krijon një mjedis të mësuari inspirues dhe motivues dhe i krijon shanse të barabarta për zhvillimin e të gjithë fëmijëve, pa diskriminim dhe preferenca personale dhe zbaton metodat e të menduarit kritik.

Stafi ynë trainohet dhe mbështetet me qëllim rritjen profesionale dhe përshtatshmërinë me qëndrimet dhe zhvillimet e reja.

 

Forcimi i bashkëpunimit nxënës –mësues- prind

Prindi është partneri kryesor në edukim. Kur fëmijët vënë re se prindërit e tyre angazhohen në punët e shkollës dhe bashkëpunojnë me mësuesit, atëherë rrite edhe ndjenja e përgjegjësisë. Kur te prindërit krijohet besimi reciprok, prindër e mësues punojnë së bashku për të krijuar një përvojë unike të të mësuarit për secilin fëmijë.

Prindërit duhet të edukohen me vlerat e shkollimit dhe të edukimit. Mbështetja e prindërve për t’i ndërgjegjësuar në lidhje me rëndësinë e edukimit është një proces i vazhdueshëm.

 

 

 

 

Vizioni jone

 

Çdo fëmijë ka akses në edukim dhe zhvillohet në përputhje me nevojat, mundësitë e tij duke qenë një partner aktiv në procesin e zhvillimit të tij.

 

Zhvillimi  i fëmijës realizohet në përputhje me nevojat dhe potencialet e tij.

 

Fëmija është një partner aktiv në procesin e zhvillimit të tij.

 

 

 

Metodogjia e shkollës

Metoda e fëmijës në qendër, ndërthurja e njohurive teorike me ato praktike, përfshirja e aktorëve kryesorë në jetën e fëmijës, në edukimin e tyre rrisin arritjet e fëmijëve në sferën arsimore. Fëmijët që kanë vështirësi në mësime ndihmohen me grupe të veçanta në varësi të lëndës apo kur shihet e nevojshme me programe të edukimit individual, ndërkohë që talentet dhe interesat e secilit fëmijë zhvillohen duke ofruar kurse piano, pikture, sporti, aktivizimi në gazetën e shkollës, biblioteka, përfshirja në qeverinë e nxënësve apo në grupet e aktivistëve socialë.  

Aktiviteti ynë i përditshëm për arritjen e objektivave lëndore dhe të edukimit për të gjithë nxënësit fokusohet në:

  • Përgatitjen e programeve edukimit individuale dhe grupeve mbështetëse
  • Rritjen e cilësisë dhe diversitetit të shërbimeve për grupet e fëmijëve në nevojë
  • Mbështjen e fëmijëve me programe post-edukative
  • Mbështetjen e fëmijëve vulnerablë me bursa për ndjekjen e shkollës.

 

 

Stafi

Stafi i shkollës “Hermann Gmeiner” përbëhet nga mësues të kualifikuar dhe me eksperiencë pedagogjike.

Stafi mbështetet dhe trajnohet për ofrimin e një shërbimi cilësor edukativ.

Aktualisht, janë zhvilluar trainimet me tematikë ‘Vetvlerësimi i shkollës’, ‘Menaxhimi i Projekteve’, ‘Përfshirja e prindërve në edukim’.

 

Nxënësit

Fëmijët e SOS Shkollës mbështeten në mënyrë që ato të plotësojnë potencialet e tyre duke i kushtuar vëmendje çdo individi dhe nevojave të tyre.

Shkolla aplikon bursa për fëmijët e komunitetit që vijnë nga familje me nivel të ulët ekonomik.

Ndërkohë, SOS Shkolla “Herman Gmeiner” mirëpret të gjithë fëmijët e komunitetit të interesuar të përfitojnë nga cilësia jonë pedagogjike.

 

 

Aktivitete të SOS Shkollës “Hermann Gmeiner”

 Image

 

 

Kontributi i fëmijëve për Ngrohjen Globale

                                                

 

 

  • Aktiviteti me tematikë “Ngrohja Globale” në bashkëpunim me UNDP dhe pjesëmarrjen e Ministrisë së  Mjedisit.

 

  • Workshop për të drejtat e fëmijëve dhe ndërgjegjësimin për çështjet e dhunës dhe të abuzimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve lokalë të Njësisë Bashkiake nr.9

 

  • Aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës “Arsim për të Gjithë”, në koalicion me organizata të tjera qeveritare si CRCA, Save the Children, Ëorld Vision, etj.

 

o        Ndeshja miqësore e futbollit fëmijë-deputetë

o        Takim i nxënësve të shkollës me deputetin e zonës së Njësisë Bashkiake nr.9 për të diskutuar problematikat e arsimit për grupet e fëmijëve vulnerabël.

 

 

  • Në kuadrin e Javës Europiane është zhvilluar aktiviteti “Europa dhe NE” që përfshinte gjithë nxënësit të cilët me përgatitjen e tyre, me pjesmarrjen në konkurse dhe gara sportive brenda dhe jashtë shkollës demostruan njohuritë dhe dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e Europës së Bashkuar.

 

  • Konkursi për sëmundjen e shekullit SIDA, në kuadër të ditës së 1 dhjetorit dhe edukimit seksual të fëmijëve

 

Image 

 

Gazeta e Shkollës “Zërat e Rinj”

Gazeta e Shkollës “Zërat e Rinj” është një publikim i realizuar nga nxënësit e shkollës “Hermann Gmeiner’ me mbështetjen e stafit pedagogjik dhe me fonde të financuara nga Procredit Bank.

Në gazetën e përmuajshme, fëmijët reflektojnë aktivitetet dhe tematikat e tyre rinore.

 

Vendndodhja

SOS Shkolla “Hermann Gmeiner” është e vendosur pranë SOS Fshatit të Fëmijës, në zonën e Saukut.

 


Kontakt

 

Aida Nova

Drejtoresha e Shkollës “Hermann Gmeiner”

Tel: +355 354 882 ext 246

Email: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë

 

 

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >
?>?>