Kopshti SOS | Kopshti SOS |
|
|
|
|
Krijimi i SOS kopshtit të Fëmijëve Kopshti SOS- Hermann Gmeiner filloi funksionimin e tij në 1 tetor të vitit 1995. Kopështi është liçesuar nga Ministria Arsimit dhe Shkencës si një kopësht jo publik. Ai mori emrin “Hermann Gmeiner” sipas themeluesit të SOS Fshatrave të Fëmijëve .
Misioni Ne sigurojmë shërbim edukativ në përputhje me nevojat e fëmijës dhe të komunitetit, duke siguruar suksesin ndërmjet një stafi të kualifikuar, një ambjenti të përshtatshëm të mësuari dhe partneritetit me familjet, komunitetit dhe shkollën.
Ne sigurojme sherbim edukativ ne perputhje me nevojat e femijes. Çdo fëmijë ka mundësinë të arrijë potencialet e tij maksimale në një ambjent të sigurtë, të kujdesshëm dhe të respektueshëm ku argëtimi është pjesë e të mësuarit. Ne sigurojmë shërbim edukativ në përputhje me nevojat e komunitetit. SOS kopshti vlerëson dhe njeh nevojat e komunitetit dhe përshtat shërbimin e tij për komunitetin. Ne sigurojme suksesin nëpërmjet një stafi të kualifikuar Ne kualifikojmë edukatorët në përputhje me nevojat e tyre, në mënyrë që ata të përmbushin rolin e tyre për të ndihmuar të gjithë fëmijët të arrijnë potencialet e tyre të plota. Ne sigurojmë suksesin nëpërmjet një ambjenti të përshtatshëm të mësuari. Ne krijojmë ambjent të sigurt dhe të kujdesshëm ku në qendër të vëmendjes është fëmija. Aplikohet metodologjia me në qendër fëmijën dhe krijohet një ambjenti të mësuari që nxit arritjet e fëmijëve. Ne sigurojmë suksesin nëpërmjet partneritetit me familjen, komunitetin dhe shkollën Marrëdhëniet që krijohen me familjen , komunitetin , shkollën karakterizohen nga respekti, ndershmëria dhe besueshmëria. Një marrëdhënie e tillë dhe nje komunikim i mirë është esenciale për suksesin e fëmijës
Vizioni çdo fëmijë ka shanse te barabarta edukimi dhe zhvillon shprehitë, njohuritë e duhura, dëshirën për të mësuar si rezultat i bashkëpunimit familje- kopësht-komunitet.
SOS kopshti respekton të drejtën e çdo fëmijë për t’u edukuar, pa asnjë lloj diskriminimi race, feje dhe background-i social – kulturor. Fëmijët me nevoja te vecanta kanë të drejtën për kujdes dhe edukim së bashku me fëmijët e tjerë që nuk shfaqin të tilla vështirësi. Diversiteti i fëmijëve do t’i krijojë mundësinë atyre të njohin varietete të ndryshme të personaliteteve të fëmijëve dhe më tej të gjejnë një temperament të pëlqyeshëm me të cilin të mund të krijojë lidhje – marrëdhënie. Çdo fëmijë zhvillon shprehitë,njohuritë e duhura, dëshirën për të mësuar . Fëmija përfiton shprehitë e duhura fizike dhe sociale. Fëmija zhvillon shprehitë e duhura për vetëkujdesjen dhe vetshërbimin si edhe i krijohet një ambjent i përshtatshëm për t’u socializuar. Fëmija zhvillohet rrjedhim i bashkëpunimit familje, kopësht, komunitet. Kopshti ynë ekziston për të edukuar fëmijët në bashkepunim me familjet, drejt rrugës për t’u bërë qytetarë të përgjegjshëm. Ne besojmë në komunikimin e hapur dhe pozitiv dhe në një partneritet të besueshëm me familjet, komunitetin dhe shkollën.
Fokusi ynë Nga shërbimet e SOS Kopshtit përfitojnë:
Prioritetet tona 1. Të ruajmë edhe rrisim cilësinë e edukimit, të të gjithë fëmijëve që përfitojnnë nga shërbimet e SOS Kopshëtit.. 2. Të zgjerojme kontributin e kopshëtit duke ofruar alternativa dhe shërbime të reja për grupet në nevojë. 3. Zhvillimi i kapaciteteve të edukatorëve në përputhje me kërkesat e programeve të reja që do të ofrohen.
Programet edukative
Në bazë të grupmoshës së fëmijëve hartohen programme të specializuara edukimi në përputhje me parametrat e tyre moshorë.
Metolodogjia jonë :
Mjediset e kopështit janë përshtatur për të konkretizuar këtë filozofi edukimi.
Vlerat e edukimit të kopështit tonë janë ofrimi i një atmosfere ku fëmijët të ndihen të sigurt dhe shihen si pjesë e atmosferës familjare, ofrimi i një edukimi i cili zhvillon aftësitë, talentet dhe prirjet personale duke konsideruar stadin e zhvillimit individuale të çdo fëmije si dhe sigurimi i parapërgatitjes sociale dhe teorike për shkollë..
Aktivitete edukative me fëmijët
Me fëmijët e SOS kopshtit zhvillohen edhe projekte dhe programe të veçanta edukimi në bazë të interesave të fëmijëve.(Lexo me tepër te rubrika “ Aktivitete edukative) Ne i japim rëndësi zhvillimit të aktiviteteve në natyrë si dhe lojrave psiko-dramatike që ndikojnë cilësisht në zhvillimin e fëmijës.
Një fokus të veçantë në punën tonë është edhe celebrimi i festave dhe zhvillimi i aktiviteteve argëtuese me fëmijët dhe pjesëmarrjen e prindërve.
Stafi Stafi i SOS kopështit përbëhet nga edukatorë të specializuar dhe me eksperiencë. Aktualisht stafi ynë përbëhet nga Drejtoresha e Kopështit dhe 10 edukatore të specializuara në punën me fëmijët.
Grupet e fëmijëve Me një kapacitet maksimal për 115 fëmijë në SOS kopësht funksionojnë 4 grupe fëmijësh të ndarë në 3 vjeç, 4 vjeç, 5 vjeç dhe 6 vjeç. Një grup përbëhet nga 20-25 fëmijë në përkudesjen e disa edukatoreve.
Dhomat e fëmijëve Dhomat e fëmijëve janë ambjente të përshtatura dhe optimale për mirërritjen e zhvillimit të fëmijëve. Te ne ju do të gjeni ambjente të përshtatshme për zhvillimin e programit edukativ, zbatimit të etikës së ushqimit dhe gjumit.
Menuja ushqimore
SOS kopështi ofron një meny të specializuar ushqimi për fëmijët, të hartuar nga dietolog dhe pediatër, në bazë të kalorive dhe cilësive ushqimore të nevojshme për zhvillimin e fëmijëve sipas grupmoshës së tyre. Si të regjistrohemi në SOS kopësht? Regjstrimi në kopështin SOS bëhet nëpërmjet një aplikimi i cili plotësohet në fund të vitit shkollor. Marrëdhëniet prindër-kopësht realizohen nëpërmjet një kontrate e cila firmoset nga të dyja palët në fillim të vitit shkollor.
Kopështi ofron që me stafin e vet të kryejë shërbimin arsimor për një vit të plotë shkollor si dhe nëpërmjet mencës ofron shëribimin e ushqimit gjatë gjithë periudhës.
Kopështi merr përsipër të sigurojë cilësinë e programit mësimor- edukativ, të respektojë të drejtat e fëmijëve të konfirmuara sipas dokumentave të rëndësishme ndërkombetare që janë ratifikuar nga shteti shqiptar, të japë ndihmën e shpejtë në rast nevoje.
Tarifa e shërbimit Fëmija paguan një vlerë mujore prej 8.500 lekë ne muaj. Vlera e kësaj tarife nuk do të jetë më e larte se 80% e kostos operative të nevojshme për realizimin e shërbimit të lartpërmendur.
Vendndodhja
SOS Kopështi ndodhet pranë SOS Fshatit të Fëmijëve, në zonën e Saukut. Kontakt Gentiana Dollia Drejtor i SOS Kopështit Tel: +355 354 882 Email: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|