|
SOS Fshatrat e Fëmijëve i ka vënë vetes qëllim të ketë në fokus fëmijën dhe interesin më të lartë të tij. Fokusi ynë: FËMIJËT NË RISK PËR TË HUMBUR KUJDESIN PRINDËROR DHE PËRKUJDESJA PËR GRUPIN VULNERABËL PËR FËMIJËT QË E KANË HUMBUR KUJDESIN PRINDËROR.
- Ne mbështesim nëpërmjet programeve fuqizuese rastet e fëmijëve të cilët janë në risk për tu braktisur.
- Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë ntë ardhmen e tyre dhe të marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre
- Ne kujdesemi për edukimin e dhe formimin e nevojshëm të fëmijëve, në mënyrë që ata të jenë të sukseshëm dhe pjestarë kontribues të shoqërisë
- Ne kujdesemi për fëmijët nëpërmjet një pune sistematike dhe planeve individuale të zhvillimit.
Ne po shtrijmë punën tonë nëpërmjet programeve të fuqizimit të familjes duke punuar me familjet në disavantazh për të parandaluar krizat dhe në rastin më të keq konsiderojmë vendosjen e fëmijës në formën e përkujdesjes SOS Familje. E drejta për arsim është prioritare për punën tonë dhe ne i japim përkushtimin dhe në drejtim të kësaj pune. Për këtë arsye, pjesë e programeve tona janë shkolla dhe kopështi dhe programet mbështetëse post edukative.
|