Skip to content
 
Home arrow Fshati SOS
Fshati SOS

 

Një shtëpi e dashur për të gjithë....

 

Image

Organizata jonë i përkushton rëndësi të veçantë grupit më vulnerabël, fëmijëve të cilët si rezultat i arsyeve të ndryshme kanë humbur pëkujdesin prindëror.

Vetëm pasi janë shqyrtuar të gjitha alternativat për fëmijën si ribashkimi me familjen biologjike, birësimi apo forma të tjera, fëmijët pranohen në SOS Fshatin e Fëmijëve. Përgjatë qëndrimit në përkujdesjen tonë, konsiderohet gjithmonë interesi më i lartë i fëmijës dhe rishqyrtohen me fleksibilitet rastet e fëmijëve.

 

 

 

Qëllimi i SOS Fshatit të Fëmijëve

 

SOS Fshati i Fëmijëve përkujdeset për fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre ose nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë nevojë për një shtëpi të re dhe të qëndrueshme.

Familjet e SOS Fshatit të Fëmijëve e sigurojnë këtë shtëpi, duke zëvendësuar familjen e humbur të fëmijës.

 Fëmijët integrohen dhe jetojnë në familje dhe mbështeten nëpërmjet planeve individuale të zhvillimit .

 

 

Modeli i përkujdesjes  

 

Image

SOS Fshati i Fëmijëve përbën formën e përkujdesit shtëpi familje. Gjithshka te ne ndodh si  në një familje. Fëmijët jetojnë me nënën SOS,  motrat dhe vellezërit në komunitetin SOS.

 

Parimet

 

1.      Nëna – Çdo fëmijë ka një prind që kujdeset

 

Nëna SOS krijon lidhje të ngushta me çdo fëmijë që i është besuar asaj dhe u ofron atyre sigurinë, dashurinë dhe stabilitetin për të cilin çdo fëmijë ka nevojë. Si një profesioniste e kujdesit për fëmijë, ajo jeton me to, drejton zhvillimin dhe edukimin e tyre dhe menaxhon shtëpinë – familje në mënyrë të pavarur duke njohur prejardhjen familjare, rrënjët kulturore dhe besimin fetar të çdo fëmije.

 

2.      Motrat dhe Vëllezërit – Lidhjet familjare krijohen natyrshëm

 

Vajzat dhe djemtë e moshave të ndryshme jetojnë si vëllezër dhe motra së bashku, me motrat dhe vëllezërit biologjikë që qëndrojnë gjithmonë bashkë në të njëjtën familje SOS. Këta fëmijë dhe nëna e tyre SOS ndërtojnë lidhje emocionale të përjetshme.

 

3.      Shtëpia – Çdo familje krijon shtëpinë e saj

 

Shtëpia është qendra e jetës familjare me atmosferën e saj unike, me ritmin dhe zakonet e saj. Nën strehën e saj, fëmijët gëzojnë një ndjenjë të vërtetë sigurie dhe përkatësie. Fëmijët rriten bashkë, mësojnë bashkë dhe ndajnë bashkë përgjegjësitë dhe detyrat, ashtu sikurse edhe të gjitha gëzimet dhe brengosjet e ditës.

 

4.      Fshati – Familja SOS është një pjesë e komunitetit

Familjet SOS jetojnë së bashku, duke formuar kështu një komunitet fshati që ofron një atmosferë ku fëmijët gëzojnë një fëmijëri të lumtur. Familjet shkëmbejnë eksperienca dhe ndihmojnë njëra tjetrën. Ato gjithashtu janë të integruara dhe japin kontributin e tyre në komunitetin lokal. Nëpërmjet familjes së tij ose të saj, nëpërmjet fshatit dhe komunitetit, çdo fëmijë mëson si të jetë një pjesëtar aktiv i shoqërisë. 

  

 

Roli i Nënës

 

Nëna SOS është tipari më dallues i organizatës tonë. Ajo është drejtuesja e Familjes SOS dhe është përgjegjëse për kujdesin dhe zhvillimin e secilit fëmijë që i është besuar asaj. Nënat SOS punojnë së bashku duke ndihmuar dhe mbështetur njëra-tjetrën. Ato zgjedhin një Nënë SOS si përfaqësuese të tyre brenda organizatës.

Përgjegjësitë kryesore të Nënës SOS janë të krijojë një shtëpi, të drejtojë mbajtjen e shtëpisë dhe familjes, të sigurojë mirëqënien e fëmijës duke luajtur rolin e prindit, të zvhillojë vetmirëqënien, të drejtojë fëmijët në marrjen e përgjegjësive si dhe të ndërveprojë me komunitetin  dhe të kontribuojë me të.


Fazat e Përkujdesjes

 

 

Image

“… Për mendimin tim, nuk ka asgjë më të rëndësishme në botë se sa kujdesi për një fëmijë.”

Hermann Gmeiner

(Themeluesi i SOS Fshatrave të Fëmijëve)

 

 

 

 

 

 

Fëmijët në përkujdesin tonë ndiqen nëpërmjet Planeve individuale të Zhvillimit ku monitorohet ecuria e mirërritjes dhe zhvillimit të tyre në të gjitha fushat.

Një prioritet të veçantë i jepet punës edukative me fëmijët dhe plotësimit të së drejtës së tyre për një arsim cilësor dhe mbështetës.

 

 

 

Image

 

Standartet e SOS Fshatit të Fëmijëve

 

 

  • SOS modeli familjar i kujdesit për fëmijët përbën kuadrin e punës tonë.
  • SOS nëna udhëheq SOS familjen.
  • Fëmijët gjejnë strehën e tyre në SOS familje që plotëson më së miri nevojat e tyre.
  • Zhvillimi i fëmijës mbështetet aktivisht.
  • Programet e rinisë ofrojnë mundësi vetëzhvillimi.
  • Çdo SOS familje jeton si pjesë e komunitetit.
  • Fondet dhe pasuria përdoren me përgjegjshmëri
  • Planifikimi dhe vlerësimi sigurojnë një mjedis cilësor përkujdesjeje për fëmijët
  • Rritja dhe zhvillimi i secilit punonjës mbështetet aktivisht.
  • Drejtori i Fshatit udhëheq SOS Fshatin e Fëmijëve

 

Vendndodhja

 

Image

 

 

 

Në SOS Fshatin e Fëmijëve funksionojnë 13 familje/vila  mikpritëse për fëmijët që kanë humbur përkujdesin prindëror.

Fshati SOS është i vendosur në zonën e Saukut me kapacitet për 91 fëmijë.

 

Brenda infrastrukturës së SOS Fshatit janë të përfshira edhe SOS Shkolla dhe SOS kopështi.

Kontakt

 

Mimoza Manaj

Drejtoresha e SOS Fshatit të Fëmijëve Tiranë

Tel: +355  246 7680 ext 225

Email:   Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë

Lexoni një Histori personale duke klikuar këtu .

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >
?>?>