SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Ju jeni këtu: Njoftime

NJOFTIM PER SHTYP

Print

 

Tirane, 08 Mars 2017

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate jo fitimprurese, jo qeveritare, jo politike, jo fetare dhe nje anetare aktive e ombrelles se organizates internacionale SOS Kinderdorf International. Qe prej 1995-es SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi ka qene aktive ne fushen e mbrojtjes sociale permes ofrimit te sherbimeve sociale direkte te nje cilesie te larte per femijet dhe te rinjte pa kujdes prinderor dhe sherbimeve me baze komunitetin per familjet ne rrezik. SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte duke marre pjese ne menyre aktive ne krijimin e politikave publike, advokon per te drejtat e femijeve dhe te rinjve ne rrezik social .

Ne jemi shume te shqetesuar ne lidhje me pretendimin/akuzen per ngacmimin seksual ne nje familje ne SOS Fshatin e Femijeve Tirane. Ne kemi vleresuar rastin qe ne momentin e pare qe kemi marre informacion ne lidhje me dyshimet mbi kete rast, si dhe kemi ndermarre masat e nevojshme per manaxhimin e rastit te supozuar per abuzim. Ishte SOS Fshatrat e Femijeve qe e raportoi rastin ne Njesine e Mbrojtes se Femijeve dhe ne polici dy jave me pare. Familja SOS ofron mbrojtje dhe siguri per femijet, keshtu qe cdo lloj forme abuzimi eshte e papranueshme nga ana jone. Ne do te punojme se bashku me autoritetet per te investiguar plotesisht ate cfare ka ndodhur, por ju lutem mirekuptoni faktin qe deri ne fund te perfundimit te investigimit zyrtar ne nuk mund te komentojme mbi detajet. Femijet e perfshire kane te drejten e privatesise dhe ne I respektojme e mbrojme keto te drejta. Gjate gjithe kesaj kohe ne kemi ofruar dhe vazhdojme te ofrojme mbeshtetje dhe mbrojtje duke u bazuar ne interesin me te larte te femijeve.

Teuta Shkenza

Drejtore Nacionale

 

Ftese per oferte - Market Research - SOS Albania

Print

Per detajet e punes shkarkoni dokumentin e meposhtem

 

Ftese per oferte perf - Market Research - SOS Albania.zip
Ftese per oferte perf - Market Research - SOS Albania.zip
  Market Research - SOS Albania    

Behu Nene ose teze ne nje familje te SOS fshatit te femijeve

Print

 

Behu Nene ose teze ne nje familje te SOS fshatit te femijeveShoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Si nje profesioniste e kujdesit per femijen, SOS nena jeton se bashku me femijet e saj, drejton zhvillimin e tyre, menaxhon shtepine ne menyre te pavarur. Ajo perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet. Ne punen e saj te perditeshme ajo ndihmohet nga SOS tezja.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore

1) SOS Nena ofron perkujdesje afatgjate dhe krijon lidhje te perhershme shpirterore dhe
emocionale me femijet qe jane ne kujdesin e saj;
2) Krijon nje ambient te ngrohte, te dashur dhe te sigurte familiar per femijet e
besuar kujdesit te saj; perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet.
3) Drejton SOS-Familjen nepermjet ndermarrjes se veprimeve dhe vendimeve per femijet e
besuar kujdesit te saj ne rolin e prindit;
4) Krijon nje ambient mikprites per femijen e porsaardhur dhe bashkepunon ngushtesisht
me stafin tjeter te SOS Fshatit te Femijeve;
5) Miremban marredheniet familjare me femijet qe largohen nga kujdesi i saj;


Kerkesat per kandidaten:

1) Grua e moshes 35 50 vjeç, pa impenjime familjare (qe do te thote e pamartuar, ose pa femije ne ngarkim);
2) Te jete e gatshme te jetoje ne SOS-Fshatin e Femijeve Tirane; E gatshme per nje perkushtim afatgjate ndaj kujdesit per femijet e SOS Fshatit te Femijeve.
3) Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); preferohet, te kete kryer trainime ne fushen e kujdesit per femijet;
4) Te kete nje eksperience pune jo me pak se 5 vjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve;
5) Te jete e afte dhe te kete deshire te kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise per kujdesin ndaj femijeve;
6) Te kete shendet te mire fizik dhe mendor;
7) Te kete durim dhe komunikim te mire;
8) Te jete e afte te mesoje dhe te kete deshire per tu permiresuar ne punen me femijet ne veshtiresi.

Perfitimet e nenes SOS

SOS Nena shperblehet me nje rroge mujore, e cila eshte atraktive dhe konkuruese ne tregun shqiptar.
Ajo jeton me SOS femijet, ne Fshatin SOS ne nje shtepi te kompletuar, me shpenzimet e organizates.
Perfiton 30 dite kalendarike pushim vjetor;
Perfiton falas nje check-up mjekesor ne vit si dhe rimbursim per shpenzimet e tjera mejekesore;
SOS Fshati i ofron siguri dhe qendrueshmeri per te ardhmen, nje program te vecante pensioni.
SOS Nena kryen trajnime te vazhdueshme gjate gjithe karrieres se saj.


Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin nje C.V. ne adresen Rr.Hermann Gmeiner,
Sauk - Tirane; enkelejda.tefa@soskd.org.al Tel: +355 4 4536901 ext 33

 

MENU