SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Mbeshtetja e Fondacionit Vodafone Albania per Projektin i Fuqizimi i familjes Shkoder

Print

 

Mbeshtetja e Fondacionit Vodafone Albania per Projektin i Fuqizimi i familjes ShkoderProjekti "Fuqizimi I Familjes Shkoder” është mbështetur nga Fondacioni "Vodafon Albania” gjatë peiudhës shtator 2011 – shtator 2012. Projekti ka patur si qëllim të fuqizojë familjet që rrezikojnë të humbasin kujdesin e fëmijëve të tyre përmes ofrimit të mbrojtjes, edukimit, dhe kujdesit në mënyrë që fëmijët të rriten, zhvillohen dhe edukohen në një ambjent përkujdesës.


Më poshtë janë përmendur disa nga rezultatet e këtij projekti:



  • 85% e fëmijëve të cilët ishin pjesë e projektit plotësuan nevojat e tyre për rritje dhe mbijetesë dhe zhvillim përmes ofrimit të mbështetjes ushqimore, përmirësimit të higjenës personale dhe shtëpiak


  • 154 fëmijë përmirësuan shëndetin e tyre përmes vizitave mjeksore dhe ofrimit të mjekimit në kohën e duhur, kontrolleve mjeksore tek specialistët (okulist, kontroll dentar etj), mbështetjes së foshjnave të porsalindura në maternitet etj.


  • 254 fëmijë ndoqën arsimin e detyruar. (144 prej tyre I përkisnin komunitetit rom-egjiptian).Të gjithë filluan shkollën me mundësi të barabarta në libra ,mjete shkollore dhe uniforma.


  • Aktivitetet animuese kanë bërë një ndryshim të dukshëm në botën psiko-emociale të fëmijëve. 15 fëmijë cdo janë kanë çliruar energjitë e tyre përmes lojrave creative, aktiviteteve sportive, aktiviteteve sociale në ambjentet e projektit, por edhe të komunitetit.


  • 80% e prindërve kanë rritur kapacitetet e tyre në drejtim të kujdesit ndaj fëmijëve dhe kanë rritur njohuritë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.




 

MENU