SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Print

 

SOS FSHATI I FËMIJËVE, TIRANË

SOS Fshati i Fëmijëve përkujdeset për fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre ose nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë nevojë për një shtëpi të re dhe të qëndrueshme.
Familjet e SOS Fshatit të Fëmijëve e sigurojnë këtë shtëpi, duke zëvendësuar familjen e humbur të fëmijës.

Fshati SOS ofron kujdes për fëmijët deri në moshën 14-15 vjeç dhe më tej fëmijët vendosen në SOS Komunitetet Rinore ku përvetësojnë aftësitë për jetën e mëtejshme në pavarësi.

Advokatësia
Për organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve, advokatësi do të thotë të ndërmarrësh aksione për përmirësimin e politikave dhe praktikave që pengojnë mirëqënien e fëmijëve pa kujdes prindëror apo në rrezik për ta humbur atë.

Komunitetet Rinore
Komunitetet Rinore janë konceptuar si shtëpi ose apartamente ku të rinjtë të ndihmuar dhe të mbështetur nga stafi pedagogjik bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në komunitetin në të cilin ata jetojnë. Shtëpitë e rinisë janë të vendosura ne qytetin e Tiranës.

Ato sigurojnë mbështetje për të rinjtë që janë rritur në një SOS Fshat Fëmijësh ose për të Rinj të tjerë në nevojë me qëllim që t’i ndihmojnë ata të ndërmarrin hapat drejt vetë pavarësisë.

Aktualisht ekzistojnë dy SOS Komunitete Rinore përkatësisht me kapacitet jo më shumë se 14 të rinj secila.Në programin e gjysëm pavarësisë mbështeten rreth 25 të rinj të tjerë.

SOS Kopshti
Prej 1 tetor të vitit 1995, kopshti është liçesuar nga Ministria Arsimit dhe Shkencës si një kopsht jo publik. Ai mori emrin "Hermann Gmeiner” sipas themeluesit të SOS Fshatrave të Fëmijëve .

Programi i Fuqizimit të Familjes
Programet e Fuqizimit të Familjes synojnë të parandalojnë humbjen e përkujdesjes së fëmijëve nga familjet e tyre biologjike.
Ne aftësojmë fëmijët, të cilët përballen me rrezikun e humbjes të kujdesit të familjes biologjike, që të rriten në një mjedis përkujdesës familiar. Ne punojmë drejtpërsëdrejti me familjet dhe komunitetet, i fuqizojmë ato për të mbrojtur dhe përkujdesur në mënyrë efektive për fëmijët e tyre, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe sigurues të tjerë shërbimesh .

SOS Shkolla "Herman Gmeiner”
SOS Shkolla Hermann Gmeiner është ndërtuar në radhë të parë në dobi të fëmijëve të SOS Fshatit të Fëmijëve dhe programeve të tij. Ne gjithashtu i përgjigjemi nevojave për edukim të fëmijëvë të komunitetit ku punojmë.



 

MENU