SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Pse duhet te na mbeshtesni?

Print

Pse duhet te na mbeshtesni?

 

Sepse ndihma juaj siguron qe shume femije ne Shqiperi te kene nje familje te lumtur
ne te cilen jetojne.

Sepse ndihma juaj siguron qe shume familje ne rrezik te braktisjes se femijeve te tyre
marrin mbeshtetje dhe fuqizohen.

Sepse ndihma juaj siguron qe shume te rinj mbas moshes 14 vjeçare te mos braktisen per
here te dyte por te kene nje shtepi te dashur ku jetojne dhe te mirearsimohen per te projektuar
ne menyre te shendetshme te ardhmen e tyre.

Sepse ne si organizate kemi marre persiper te pergatisim individ te pavarur, te denje per
shoqerine tone.

Me nje vlere te vogel monetare ju ndihmoni ne te ardhmen e shume femijeve. Ju mund te
mbeshtesni punen tone duke kontribuar sadopak por rregullisht çdo muaj.

Sepse ndihma juaj fuqizon po ashtu edhe kompanine tuaj duke e rreshtuar ate si kompanite
kryesore me Politika Sociale ndaj Komunitetit.

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi ju ofron hapsire per logon tuaj ne websiten tone duke deklaruar
se ju na mbeshtesni www.soskd.org.al .

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi ju ofron vendosjen e logos suaj ne fletepalosjet apo publikimet
tona duke iu deklaruar si donator apo mik.

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi ju ofron vendosjen e logos suaj ne Ambjentet e Fshatit SOS,
perkrahe logove te gjithe donatoreve tane.

Ne ju ofrojme vendosjen e logos sone ne ambjentet tuaja te punes.

Ne ju ofrojme raporte transparente financiare se ku shkon kontributi juaj dhe ju sigurojme
se ky kontribut shkon drejtepersedrejti tek perfituesit.

Ne çertifikojme me emrin e bukur Mik i SOS Fshatrave te Femijeve , çdo donator apo partner.

 

MENU