SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Ju jeni këtu: Evente

Dita e Donatoreve ne SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi!

Print

 

Dita e Donatoreve ne SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi!


SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi organizoi dje nje event special te titulluar Dita e Donatoreve per te promovuar dhe per t ju shprehur mirenjohjen
donatoreve aktual dhe te rinjve qe kontribuojne dhe mbeshtesin misionin dhe vizionin e organizates SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi

Ne aktivitet moren pjese Ambasadori i Austrise Z. Thomas Schnoll dhe and Ambasadori Grek Z. Leonidas C. Rokanas si dhe donator individual apo bisnese qe kontribuojne per femijet!
Gjate eventit SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi rinovoi marreveshje ekzistuese me disa partner si: International Commercial Bank, Societe General Albania Bank, Agrotek Albania, Hidropoeer shpk, Gruppo EdilCentro, Hygeia Hospital, Credins Bank, etj si dhe firmosi marreveshje te reja me
Shoqata Greke e Biznesit e cila do sponsorizoje nje familje me shtate femije!
Ambasada Greke e cila do sponsorizoje dy femije,
Tirana Bank e cila do sponsorizoje tre femije,
Irisfot i cili do sponsorizoje kurse per lende mesimore dhe kurse per gjuhe te huaja per 29 te rinjte tane!
Ne kete event u organizua gjithashtu Ankandi i Pikturave te punuara nga femijet e talentuar te cilat u shiten per te ngritur fonde!
Ky event ishte nje thirrje e hapur drejtuar gjithe bizneseve potenciale per te kontribuar!

 

Mbremje Artistike ne TOB - 13 Qershor 2015!

Print

 

I nderuar Mik!

Ashtu si vjet, ne edhe kete vit po bashkepunojme me Ambasaden Austriake dhe Teatrin e Operas dhe Baletit qe nepermjet nje mbremjeje te bukur artistike te ndihmojme SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi!

Kete te Shtune, date 13 Qershor, ora 20.00 artisti i mirenjohur Shkelzen Doli do performoje ne TOB duke dhuruar po aq emocione pozitive dhe krenari sic na dhuroi duke hapur Koncertin e Vjenes!

Ju do keni mundesine qe jo vetem te shijoni muziken e tij por edhe te ndihmoni femijet pa perkujdesje prinderore!

Kemi nevoje te jemi prane dhe te ndihmojme njeri tjetrin Bashke mund tja dalim

Biletat shiten prane ambjenteve te TOB, megjithate nese deshironi mund te rezervoni edhe nepermjet nesh ne adresen: migena.loli@soskd.org.al ose nr tel: 068 90 44 676.

 

SOS Fshtrat e Femijeve bashkepunim me Agrotek

Print

 


 

Shoqata Greke e Biznesit me seli ne Tirane ben pjese tashme ne rrethin e miqve tane.

Print

 

Shoqata Greke e Biznesit me seli ne Tirane ben pjese tashme ne rrethin e miqve tane.Shoqata Greke e Biznesit me seli ne Tirane ben pjese tashme ne rrethin e miqve tane. Kjo shoqate ka ne perberjen e saj shume biznese greke te cilat operojne ne Shqiperi. Ata zgjodhen te mbeshtesin femijet e SOS Fshatit te Femijeve ne keto prag festash mbushur plot me emocione pozitive.
Shoqata Greke e Biznesit ofroi paketen e mbeshtetjes se nje familjeve SOS per muajin Dhjetor dhe dhuratat e fundvitit per te gjithe femijet ne daten 17 Dhjetor 2014.
Femijet kishin pergatitur per miqte dhe nje koncert festiv me kenge,vjersha dhe kercime. Ansambi i femijeve Shqiponjat i dha gjalleri kesaj feste.
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi deshiron te falenderoje ne vecanti Shoqaten Greke te Biznesit vecanerisht Bordin e saj drejtues me pjesemarrjen e : Ioannis Kougionas (NBG BANK), Stavros Krasadakis( HYGEIA HOSPITAL TIRANA), George Blekas( INTRACOM TELECOM), Periklis Drougkas( ALPHA BANK), Adamantios Frantzis (TITAN ANTEA CEMENT), Anastasios Mavrakis( MAMIDOIL ALBANIA )
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi deshiron te ftoje cdo kompani, biznes, individe ndryshem qe te jene pjese e mbeshtetjes se iniciativave sociale.

 

MENU