SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Projekti Fuqizimi i Familjes

Print

 

Projekti Fuqizimi i FamiljesAktualisht, ka 3 projekte të Programit të Fuqizimit të Familjes

Projekti Fuqizimi i Familjes, i vendosur në Njësinë Bashkiake nr. 2; Sauk, Tiranë
Projekti Fuqizimi i Familjes, i vendosur në Njësinë Bashkiake nr. 9; Don Bosko, Tiranë
Projekti Fuqizimi i Familjes, i vendosur në Njësitë Bashkiake 4 dhe 5 në qytetin e Shkodrës

Administrimi Individual i Rasteve

Drejtimi i punës sonë në projekte është administrimi individual i rasteve dhe ndërmarrja e një sërë hapave në mbështetje të fëmijëve dhe kujdestarëve të tyre si ofrues të drejtpërdrejtë të kujdesit bazë dhe atij afatgjatë.


Kush janë familjet dhe fëmijët të cilët mbështeten nga ne?

Ne mbështesim fëmijët në rrezik për të humbur përkujdesin e familjes së tyre.
Fëmijët konsiderohen në rrezik për të humbur përkujdesjen e familjes së tyre, kur nevojat e tyre bazë materiale, emocionale, shëndetësore dhe arsimore nëvleftësohen ose kur fëmijët abuzohen, sepse kujdestarëve të tyre u mungon kapaciteti për të ofruar përkujdesje të mjaftueshme për fëmijët e tyre.



Çfarë shërbimesh ofrohen nga programi i fuqizimit të familjes?

Secili Projekt përbëhet nga një paketë shërbimesh për të mbështetur familjet dhe komunitetet për të marrë përgjegjësitë e tyre në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Gjithashtu inkurajojmë dhe mbështesim qeverinë, institucionet e tjera përgjegjëse për të pëmbushur detyrimet e tyre në drejtim të respektimit, mbrojtjes dhe përmbushjes së të drejtave të fëmijëve.

Mbështetje edukative
Programe psiko-sociale në mbështetje të nevojave të fëmijëve
Mbështetje Shëndetsore
Familjet Fuqizohen në rritjen e kapaciteteve për të ofruar përkujdesje ndaj fëmijëve.
Mbështetje materiale
Bashkëpunim me organizatat dhe aktorët kryesorë


Stafi i programit të fuqizimit të familjes

Stafi i Programit të Fuqizimit të Familjes përbëhet nga punonjës socialë të kualifikuar dhe të motivuar për rritjen e aftësive për një punë cilësore me fëmijët dhe familjet.
Punonjësit socialë të projekteve ndjekin sistematikisht familjet, nëpërmjet vizitave në shtëpi, takimeve të rregullta, gjetjes dhe ofrimit të shërbimeve sipas nevojave specifike.


Arritje dhe statistika në nivel programi

Gjatë vitit 2010 janë mbështetur në total: 357 familje , përkatësisht 601 të rritur dhe 851 fëmijë .
Në fund të Dhjetorit 2010 Programi mbështet: 303 familje , përkatësisht 751 fëmijë dhe 539 të rritur .
Gjatë vitit 2010: 33 familje kanë dalë nga Programi të afta për tu përkujdesur cilësisht ndaj fëmijëve të tyre. Kujdestarët e fëmijëvë janë të aftë të ofrojnë kujdesin bazë ndaj fëmijëve të tyre, të evidentojnë nevojat zhvillimore për të ardhmen si dhe të ofrojnë udhëheqje dhe mbështetje emocionale.


 

MENU