SOS Fshatrat e Fëmijëve
1
2
3

     

Print

 

Aktualisht ekzistojnë dy SOS Komunitete Rinore përkatësisht me kapacitet jo më shumë se 14 të rinj secila.


Struktura e stafit
Stafi në Komunitetet Rinore përbëhet nga: Drejtuesi i Komunitetit Rinor; 4 Edukatorë dhe Amvisa, të cilët përgjatë 24 orëve janë prezentë dhe në dispozicion të përkujdesit ndaj të rinjve.

Lideri rinor ose Personi Përgjegjës Direkt
Lideri rinor është përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve dhe drejtimit të tyre drejt pavarësisë. Stafi pedagogjik siguron që të rinjtë udhëzohen mirë dhe mbështeten në çdo kohë.

SOS Programi i Gjysëm Pavarësisë
Programi i gjysëm pavarësisë, si forma kryesore pasi kujdesi formal ka përfunduar, është faza finale e kujdesit të SOS Fshatit të Fëmijëve. Objektivi kryesor është tranzicioni sa më i lehtë në pavarësi të plotë dhe rritja e aftësive të të rinjve për të marrë përgjegjësinë për jetën e tyre.
Objektivat kryesorë:

Të rinjtë janë të aftë të administrojnë vetë jetën e tyre të përditshme
Të rinjtë kanë një punë të qëndrueshme me të ardhura të mjaftueshme
Të rinjtë kanë një vend të qëndrueshëm dhe të sigurt për të jetuar
Të rinjtë kanë përfunduar arsimin dhe trajnimet profesionale në përputhje me interesat e tyre

Të rinjtë ndiqen nëpërmjet Planeve Individuale të Zhvillimit dhe përgjatë programit të gjysëmpavarësisë ata akomodohen në një banesë të qëndrueshme dhe të pëershtatshme per ta.
.
Takimet dhe këshillimet
Përgjatë kohës në gjysëmpavarësi, i riu ose e reja mbështeten me këshillime dhe takime të rregullta me personin përgjegjës që është kujdesur për të në Komunitetin Rinor.

Mbështetja financiare
Për të riun/renë është shumë e rëndësishme që të ketë një punë me të ardhura të mjaftueshme, në mënyrë që ai/ajo të mund ta përballojë jetesën vetë në mënyrë të qëndrueshme.

SOS Ndjekja në Pavarësi
Stafi pedagogjik i Komuniteteve Rinore përkujdeset dhe ndjek me kujdes të rinjtë edhe kur ata largohen nga përkujdesi ynë.
Përgjatë kësaj kohe, të rinjtë mbështeten, këshillohen dhe orientohen për shërbime të veçanta sipas nevojave individuale.

Arritje gjatë 2010
Gjatë vitit 2010 në programin e gjysëm pavarësisë u mbështeten rreth 26 të rinj.Përkatësisht 6 të rinj vazhdojnë Universitetin duke kombinuar studimin me punë part time. Ndërkohë pjesa tjetër e të rinjve (15) kanë ndjekur kurset profesionale sipas preferencave dhe aftësive. 2 të rinj u bashkuan me familjen e tyre biologjike.


 

MENU