Skip to content
 
Home
Miresevini ne faqen kryesore
Fshati SOS PDF Printoni E-mail

 

Një shtëpi e dashur për të gjithë....

 

Image

Organizata jonë i përkushton rëndësi të veçantë grupit më vulnerabël, fëmijëve të cilët si rezultat i arsyeve të ndryshme kanë humbur pëkujdesin prindëror.

Vetëm pasi janë shqyrtuar të gjitha alternativat për fëmijën si ribashkimi me familjen biologjike, birësimi apo forma të tjera, fëmijët pranohen në SOS Fshatin e Fëmijëve. Përgjatë qëndrimit në përkujdesjen tonë, konsiderohet gjithmonë interesi më i lartë i fëmijës dhe rishqyrtohen me fleksibilitet rastet e fëmijëve.

 

 

 

Lexoni përmbajtjen...
 
Shkolla SOS PDF Printoni E-mail

SOS Shkolla “Hermann Gmeiner”

Shanse të barabarta për edukim dhe shkollim

Krijimi i shkollës “Herman Gmeiner”

SOS Shkolla “Hermann Gmeiner” u krijua në Tiranë në vitin 1996 si pjesë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri, një model përkujdesje për fëmijët me bazë familjen. SOS KINDERDORF iNTERNATIONAL ndërton shkolla në vende të ndryshme, në rastet kur një SOS Fshati i Fëmijëve ndodhet në një komunitet në te cilin nuk ka një shkollë shtetërore të përshtatshme. SOS Shkolla Hermann Gmeiner është ndërtuar në radhë të parë në dobi të fëmijëve të SOS Fshatit të Fëmijëve. Ne gjithashtu i përgjigjemi nevojave për edukim të fëmijëvë të komunitetit ku punojmë, fëmijëve në nevojë dhe familjeve që investojnë në një nivel të lartë edukimi për ta, duke synuar kështu gjithpërfshirjen dhe integrimin e fëmijëve, në një institucion që i përkushtohet zhvillimit, mirëqënies dhe të ardhmes së tyre. Shkolla jonë mban emrin e themeluesit të organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, Z. Hermann Gmeiner.

 

Lexoni përmbajtjen...
 
Fuqizimi i Familjes PDF Printoni E-mail

Ne vitet 2005 - 2007 eshte financuar nga Vodafone Group Foundation.

 

Ç’ËSHTË PROGRAMI i FUQIZIMIT TË FAMILJES?

 

Organizata jonë përqëndrohet tek përkujdesja dhe mbështetja e fëmijëve që kanë humbur ose përballen me rrezikun e humbjes së përkudesjes së familjes së tyre biologjike.

Programet e Fuqizimit të familjes si pjesë përbërëse e SOS Fshatrave të Fëmijëve synojnë të parandalojnë humbjen e përkujdesjes së fëmijëve nga familjet e tyre. Ne i fuqizojmë familjet për forcimin e kapacitetit të tyre ne drejtim të mbrojtjes dhe përkujdesjes për fëmijët e tyre si dhe fuqizimit të rrjeteve të sigurisë për fëmijët e pambrojtur dhe familjet e tyre në komunitet.

Në rastet kur këta fëmijë kanë humbur familjen e tyre biologjike, ne u sigurojmë përkujdesje me bazë familjen në gjirin e SOS Fshatrave të Fëmijëve. 

 

Lexoni përmbajtjen...
 
Programet Rinore PDF Printoni E-mail
                                                                          
SOS PROGRAMET RINORE – NJË NDËR FORMAT UNIKE TË PËRKUJDESJES PËR TË RINJTË 14 -24 VJEÇ NË SHQIPËRI 

Çfarë janë SOS Programet për Kujdesin Rinor
 
Image SOS programet për Kujdesin Rinor ofrojnë mbështetje psiko-pedagogjike dhe financiare me qëllim të mësuarin dhe rritjen. Përmes tyre, të rinjtë zhvillojnë qëndrime,  sjellje,  aftësi dhe shprehi të nevojshme për marrjen e përgjegjesive drejt një jete të pavarur dhe integrimit të suksesshëm në shoqëri.
Misioni ynë kryesor për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror është t’u japim atyre mundësinë dhe mbështetjen për një të ardhme të sigurtë e të pavarur, duke u ofruar kujdes të tipit familje fillimisht në Fshatin e Fëmijëve dhe Shtëpitë e Rinisë ose Komunitetet Rinore, e më pas duke vazhduar t’i mbështesim ata në forma të ndryshme edhe pas moshës 18 vjeç.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 4 nga 4